“Projekti MOBKOS Mobiliteti Urban në Kosovë ”

Fushëpërfshirja e projektit  

Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit dhe Komuna e Pejës në bashkpunim me Qeverinë e Flandrisë, Belgjikë  kanë themeluar projektin për të “Gjurmuar mënyrat drejt një qasje të re për mobilitetin urban në Kosovë” (2009- mesi 2010). 

Qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera janë dhe do të jenë nën një tendosje më të ashpër nga shtimi i trafikut  dhe nga rritja e pronësisë ndaj veturave  si dhe nga zhvillimi i pakontrolluar hapësinor. Është e këshillueshme që të ballofaqohemi me këtë sfidë dhe ajo që është më e rendësishmja të përgaditemi për një veprim efektiv.  

Cilat janë sfidat esenciale dhe qasjet për t’u identifikuar? Cilat janë përvojat e para në Kosovë në lidhje me planifikimin dhe investimet në transportin urban? A janë të transferueshme qasjet nga Evropa Perendimore? Cilat janë rezultatet për tu raportuar nga projekti demostrues në Pejë?

Projekti do të ofroj një varg të aktiviteteve dhe parasheh lehtësimin e forumit për shkëmbimin e ideve, aktiviteteve dhe projekteve ndermjet paleve në nivel qendror dhe lokal.

Objektivat

  • Gjurmini i mënyrave të reja për problemet e mobilitetit urban.  
  • Formulimi i rekomandimeve për programin afatshkurter, mesem dhe afatgjatë për mobilitetin urban
  • Krijimi i rrjetit të personave të zotuar ndaj mobilitetit urban të qendrueshem
  • Lansimi dhe zhvillimi i njohurisë së bazuar në web faqe për mobilitetin urban.   



Aktivitetet

  • Projekti Demonstrues në Pejë
  • Web faqja
  • Takimet e ekspertëve/ seminarët
  • Rrjeti i ekspertëve
  • Demonstirmi i trafikut  –  Analizë e udhëtimit/ kategorizimi i rrugëve urbane  
  • Demonstrim i kampanjave të vetëdijësimit të udhëtimit urban 
  • Këshillë për programin dhe formulimin e projekteve  


Programet referuese/ web faqet
Programi i marrëveshjes së mobilitetit në Flandri, Belgjikë
http://www.mobielvlaanderen.be/convenants
Civitas – qytet më të pastra dhe me transport më të mirë  
http://www.civitas-initiative.eu
Platforma Evropiane për Menaxhimin e Mobilitetit  
http://www.epomm.org