Menaxhimi i transportit urban

Minimizimi i tollovisë në kombinim me kufizimin e qasjes

Menaxhimi i trafikut urban paraqet përmirësimin apo ridrejtimin e trafikut dhe zvogëlimin apo minimizimin e tollovisë në kombinim me masat e kufizimit të qasjes (Qendra e qytetit, zonat e gjelbra, hapësirat e banimit). Në të kaluarën menaxhimi i trafikut urban ka shërbyer për t’i drejtuar drejtuesit e mjeteve motorike kah Qendra e qytetit kurse në ditët e sotme qëllimi i tij është të lidhet rrjeti i rrugëve në zonat urbane (distriktet e ndryshme) dhe në sistemin urban të parkimit. Për më tepër qasjet moderne tentojnë të vënë prioritete në skemat e autobusëve urbanë dhe shërbimit të shpejtë apo kombinimi i transportit publik me kushtet ‘parko dhe drejto/ ec’.

Menaxhimi i Transportit Urban në qytetet e madhësisë së vogël dhe të mesme shpesh do të përfshijë përmirësime të kapaciteteve të vogla (për shembull: rrethrrotullimet apo përshtatjen e punës së semaforëve) dhe/ ose ridrejtimin e trafikut për kushtet e parkimit për vizitorët, banuesit apo qëllimet komerciale. Në Prishtinë mund të merret në konsideratë Qendra më të avancuara të transportit dhe trafikut si shtesë e masave të mësipërme.

Analizë e fyteve të ngushta në trafik

Në vitin 2009, Komuna e Pejes dhe projekti MOBKOS I kanë organizuar numërimet e trafikut në disa kryqëzime të zgjedhura në hapësiren urbane. Rezultatet janë shfrytëzuar për të vlerësuar ashpërsinë e problemeve të tollovisë dhe për të testuar nese futja e kryqëzimeve të reja të dizajnuara apo të semaforëve do mund të ishte e dobishme apo nese ka nevojë për masa më të strukturuara.