Kategorizimi i rrugëve dhe hapësira publike

Nga unazat rrugore deri te hapësirat publike për qytetarët

Kategorizimi i rrugëve urbane me regjim korespondues të shpejtësisë dhe dizajnit në ditët e sotme është bërë standard në planifikimin e mobilitetit urban.

Rrjeti i rrugëve urbane shërben për shumë qëllime urbane dhe të mobilitetit, prandaj klasifikohet në kategori të ndryshme. Qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera mund të kenë zonë publike të lirë nga veturat dhe rrugë të shitoreve të lira nga veturat, rrugë të vendbanimeve dhe rrugë lokale apo zona me qasje të kufizuar me regjim të shpejtësisë së ulët, rrugë mbledhëse, bulevarde dhe rrugë kryesore urbane, rrugë të qasjes dhe unaza rrugore.

Për më tepër, kombinimi i unazave rrugore me skemat e parkimit dhe vozitjes janë bërë ngjarje e suksesshme në planifikimin e mobilitetit urban. Si shtesë e kësaj planifikuesit e mobilitetit urban gjithashtu dizajnojnë korridore të veçanta për llojet e buta të transportit ose/ dhe transport kolektiv.

Zhvillimi i vizionit për unazën rrugore

Që nga përfundimi i saj nga KFORi në viti 2005, unaza rrugore e Pejës lidh rrugët magjistrale Pejë – Prishtinë, Pejë – Gjakovë dhe Pejë –Mitrovicë.

Ky ishte një zhvillim i rëndësishëm pasi unaza rrugore tani shfrytëzohet nga një trafik i konsiderueshëm regjional dhe ndërkombëtar e gjithashtu nga trafiku urban që shmang kalimin nëpër qender të qytetit. Në këtë mënyrë infrastruktura e re e çliron qendren e qytetit dhe gjithashtu përmirëson të qasurit regjional dhe ndërkufitar.

Në praktikë, unaza rrugore është menduar gjithashtu si kufizim për zhvillimin urban. Shumica e aktiviteteve industriale, komerciale dhe ndërtimore kryhen në pjesen e brendshme të unazës rrugore. Megjithatë, edhe përgjatë infrastrukturës së re rrugore janë shfaqur ndërtime të reja.

Një rrjedhojë tjetër e pranisë së unazës së re rrugore është paraqitja e kyqjeve të reja si “porta të qytetit” që bën thirrje për kalimin (veqmas në lidhje me shpejtësinë e trafikut të dëshiruar) nga rrugët kryesore regjionale në arteriet urbane.

Kategorizimi i rrugëve urbane, menaxhimi i parkimit dhe rivitalizimi i hapësirës publike

Kufizimi i qasjes urbane dhe logjistika urbane e mallrave

Mënyrat e lëvizjes dhe largësitë - hulumtimi në njësi të banimit

Infrastruktura rrugore Prishtinë