Transporti kolektiv (autobus, tren, taksi)

Transporti Publik, shtylla dhe shoku më i mirë i qytetit

Situata e trafikut në Prishtinë konsiderohet si një sfidë madhore për funksionimin e mirë të kryeqytetit. Mësimi kryesor i mësuar nga mobiliteti urban i Evropës Perëndimore është se qytet e madhësisë së madhe dhe të mesme sfidohen nga rritja e nivelit të trafikut dhe për disa dekada nuk kishin zgjidhje përveç që të optimizojnë dhe të ofrojnë shërbime të kualitetit të lartë të transportit kolektiv.

Çështjet si shpeshtësia, besueshmëria, rehatia, siguria dhe të qasurit, kanë qenë parakushte për rrjetet e transportit publik për të konkurruar me sukses me mjetet motorike private në mjediset urbane. Për më tepër, rekomandohet për kryeqytetet që të krijojnë sistem të integruar të transportit publik me një sistem të përbashkët të dhënies së biletave dhe të informimit për t’i shërbyer shfrytëzuesit të transportit publik. Trenat dhe taksitë konkurrojnë me sistemin e autobusëve.

Ngjashëm si dhe për shkak të tollovisë, qytetet e tjera duhet të ballafaqohen me nevojën për një transport publik të besueshëm.

Menaxhimi i trafikut urban dhe transporti publik urban