LLOJET AKTIVE DHE TË PASTËRTA TË TRANSPORTIT

Qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera e meritojnë të kenë mobilitet aktiv dhe të shëndoshë


Ecja dhe çiklizmi – llojet ‘aktive’ të transportit- në ditët e sotme konsiderohen të jenë dhuratë dhe bekim për qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera. Ato janë në të gjitha mënyrat miqësore ndaj mjedisit, të përshtatshme për hapësirat urbane dhe lloje të transportit shoqëror.

Situata faktike është se Kosova ka kulturë dinamike të ecjes dhe se shumica e qyteteve akoma e kanë të gjallë kulturën e çiklizmit dhe kjo duhet të merret si përparësi për jetën urbane. Vëmendje e veçantë duhet t’u kushtohet aspekteve të sigurisë rrugore. Prandaj komunat moderne e dizajnojnë rrjetin e rrugëve urbane ashtu që të mbizotëron siguria rrugore për të gjitha llojet aktive të transportit.

Për më tepër, ia vlen të parashihen rregullativat e ardhshme për ndotje më të vogël nga CO2 dhe grimca tjera. Më e rëndësishmja, stile jetësore me më pak varshmëri nga veturat, zëvendësimi i udhëtimeve me telekomunikim dhe decentralizim i punëve tek qytetet më të vogla regjionale janë çështje kryesore në debatin e mobilitetit urban.

Plani i rrugëtimit të sigurt për në shkollë

Iniciativat e ngritjes së vetëdijes së udhëtimit urban në Pejë

Praktikat premtuese mbi MOBILITETIN urban në Kosovë