Qeverisja dhe Partneritetet

Lidership i vendosur vizionar për mobilitetin urban të kërkuar

Për shkak të rritjes së shpejtë dhe shtimit korespondues të pronësisë së veturave, Prishtina është duke u ballafaquar me një sforcim të ashpër në infrastrukturën ekzistuese të transportit dhe në kapacitetin menaxhues për tu marrë me këtë sfidë të re. Mobiliteti urban në Prishtinë trajtohet si një sfidë madhore për funksionimin e mirë të kryeqytetit.

Në qytetet e tjera të Kosovës, çështjet e mobilitetit urban siç janë tollovia, parkimi i ‘eger’, kategorizimi dhe dizajni jo i duhur i rrugëve urbane dhe aksidentet në trafik referohen si brenga prioritare.

Autoritetet në qytetet evropiane kanë ardh në përfundim se ato më tutje nuk mund të gjejnë zgjidhje për problemet e trafikut urban me anë të qasjes tradicionale. Çështjet e reja strategjike kryesore janë: planifikimi i mobilitetit urban të qëndrueshëm, bashkëpunimi ndërsektorial, ko-modaliteti me një fokus të fuqishëm në siguri, shëndetësia, mjedisi dhe implementimi i pakove inovative të projekteve në vend të punëve të ndërimit rrugor fragmentar. E gjithë kjo kërkon njohuri të reja, personel të dedikuar dhe të trajnuar si dhe financim të veçantë dhe të ridrejtuar.

Analiza familjare

Në pranverë 2010 është kryer një analizë familjare e kufizuar në hapësiren urbane të Pejes. Qëllimi ka qenë për të mbledhur të dhëna socio- ekonomike në lidhje me të sjellurit e qytetarëve në udhëtime. Projekti MobKos II ka inicuar analizen e cila është kryer nga Urban Plus që është kompani konsulente në planifikimin urban.

Qasja e BE-së për mobilitetin urban: mësimet nga Flandria, mundësitë për Kosovën

Ghent dhe projekti CIVITAS Elan

Praktikat premtuese për MOBILITETIN urban në Kosovë

Zhvillimet e reja të levizësmeris urbane në Pejë

DEMO për mobilitetin urban në Pejë