Ndërtojmë së bashku mobilitetin urban në Kosovë

Mirëseardhje për komunitetin kosovar në lidhje me mobilitetin urban, ma pastër dhe më mirë. 


Prishtina dhe qytetet e tjera në Kosovë janë duke u ballafaquar nëmënyrë të shtuar me ndikimet e rritjes së trafikut urban dhe problemetshoqëruese të tij siç janë tollovia, aksidentet rrugore, humbja ehapësirës publike dhe ndotja. Rritja ekonomike e qyteteve më të mëdhadhe qyteteve tjera duke përmirësuar kualitetin jetësor, sigurinë dheshëndetin për qytetarët dhe duke promovuar mobilitetin urban tëqëndrueshëm paraqet sfidë për të cilën autoritetet qendrore dhe atolokale në Kosovë duhet të përgatiten bashkërisht.
 
Me këtë Web Faqe, partneret iniciues përkrahin programin e udhëhequr ngaQeveria e Kosovës, për mobilitetin urban të qëndrueshëm, të cilin ne equajmë “MOBKOS - Mobiliteti Urban në Kosovë”. Ai i referohet programitEvropian “CIVITAS për një transport urban të pastër në qytete” dhe“Programit të Marrëveshjes së Mobilitetit” në Flandri, Belgjikë.   

Web Faqja ka 8 shtylla apo blloqe ndërtuese për menaxhimin e mobilitetit urban modern si në vazhdim:

  • Hyrje në kufizimet e qasjes në kryeqytet dhe qendrat e qyteteve dhe në hapësirat e banimit;
  • Kategorizimi i rrugëve urbane dhe rivitalizimi i hapësirave publike;  
  • Transporti Publik Urban modern, shërbimi i domosdoshëm në qytetet e mëdha dhe qytetet e tjera;
  • Promovimi i mobilitetit urban të pastër, të sigurt dhe aktiv (ecja dhe çiklizmi, automjetet e pastra);  
  • Përmirësimi i menaxhimit të rrjetit të transportit urban të rrugëve,rrugicave dhe implementimi i teknikave të menaxhimit modern të parkimitdhe çmimorja.   
  • Shfrytëzimi i plotë i masave të buta (i nënvlerësuar): Kampanjat emobilitetit urban, informacioni i udhëtimit urban, edukimi i udhëtimit; 
  • Implementimi i zgjidhjeve për transport dhe ofrimi i mallrave urbane;
  • Miratimi i qasjes së re për menaxhimin e mobilitetit urban përmes mënyrave të bashkëpunimit të qeverisjes/partneritetit.     

Secila nga 8 shtyllat e mësipërme janë identifikuar si shtylla bazikepër strategjinë e integruar për mobilitetin urban. Secila nga komunatpjesëmarrëse mund të zgjedh grupin e duhur të masave nga këto blloqe.Praktikat e Evropës Perëndimore që ndërtohen mbi këto shtylla kadëshmuar të jenë shumë efektive dhe të ketë rezultuar në zgjidhje përproblemet e mobilitetit urban.

Web Faqja synon të bëhet platforma kosovare e bazuar në njohuri përmobilitetin urban me praktika referuese dhe premtuese. Ne gjithashtukërkojmë përfshirje aktive dhe bashkëveprim me grupet e profesionistëvepër mobilitetin urban të qëndrueshëm në Kosovë.